Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Qeveri përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave, kulturës, arsimit, artit, sportit dhe studentëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri, së bashku me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, deputetin Shaip Kamberi dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.
Sipas Kurtit, në takim u diskutua për diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve në këto treva dhe për bllokimin nga institucionet e Serbisë të dy transfereve financiare të ndara nga Qeveria e Kosovës, në vlerë prej mbi 2.1 milionë euro.

