Kosova dhe Serbia synojnë të përfundojnë një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve “këtë vit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti, duke e bërë të qartë se nuk do të ishte pa probleme, pavarësisht angazhimit të shtuar të vendevetë Perendimit.
“Ne kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve dhe kjo mund të arrihet me njohjen reciproke si pikën kryesore. Beogradi ka qenë i bindur se nuk do ta njihte zyrtarisht pavarësinë e ish-krahinës, megjithëse mund të pajtohet për një njohje ‘de facto’”, tha Kurti në një intervistë në Euractiv.
I pyetur për perspektivën e përfundimit të një marrëveshjeje deri në fund të këtij viti, Kurti tha, “sigurisht që synimi është që kjo marrëveshje të arrihet këtë vit”. “Ajo që ka mbetur për të negociuar – dhe nuk do të jetë aspak e lehtë – është një mekanizëm për zbatim, garanci ndërkombëtare”, tha Kurti.RTK