Kandidati për kryeministër nga rradhët e Vetëvevndosjes Albin Kurti ka thënë se ose do të bëhet një koaliconi mes partisë së tij dhe LDK’së ose do të shkojnë përsëri në zgjedhje.
Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, ka folur për koalicionin e mundshëm paszgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai në një intervistë për KTV’në tha se nëse LDK nuk dëshiron koalicion me VV’në, “po shkojmë prapë në zgjedhje”.
“Nëse nuk dëshirojnë koalicion po shkojmë në zgjedhje prapë, ose të bëhet koalicioni VV-LDK ose po shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.
Më tej, Kurti ka konfirmuar se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe nënkryetaren e kësja partie Vjosa Osmanin./gazetametro.net