Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e sidomos ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është i përkushtuar dhe angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave.
Kurti në një konferencë për media theksoi se SHBA-të dhe ambasadori amerikan, Hovenier është në kontakt me Brukselin për targat, shkruan teve1.info
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sdiomos ambasadori Jeffrey Hovenier, është shumë i përkushtuar dhe i angazhuar dhe unë e falendëroj për këtë, roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv, kreativ tash ai po bën përpjekjet maksimale, pra SHBA-të e sidomos ambasadori Hovenier ata janë në kontakt me Brukselin”, tha ai.
Kryeministri Kurti tha se edhe pas takimit 8 orësh që kanë pasur me zëvendës presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politik të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell nuk kanë kontaktuar më.
Tutje Kurti deklaroi se Borrelli ka braktisur propozimin franko – gjerman.
“I cili me keqardhje e ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat, nuk mjafton darkordimi për targat ndonëse aty unë kam qenë dakord që faza e dytë e zbatimit të vendimit, jo vendimi si i tillë”, tha Kurti.
Ndryshe, pas takimit rreth 8 orësh të hënën në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët nuk arritën të merren vesh për çështjen e targave.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e vendimit për shqiptimin e gjobave për pronarët e makinave me targa ilegale.