Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, vizitoi anëtarët e mbijetuar nga masakra e Krushës së Madhe.
Ai vendosi buqetë me lule dhe bëri homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e lirisë”.
“Në vizitën te Muzeu i martirëve të familjes Berisha, na dhanë pak nga forca e tyre, të mbijetuarit e masakrës, që në një ditë iu vranë 50 anëtarë të familjes. 11 prej tyre fëmijë”, tha Kurti.
Postimi i plotë:
Vendosëm lule të bardha, para pllakës së zezë me emrat e 241 viktimave të vrarë nga forcat serbe, në masakrën e Krushës së Madhe.
7 trëndafila të bardhë, në arkivolet me eshtrat e 7 burrave, të cilët 23 vite pas vrasjes e zhdukjes, iu kthyen Krushës së Vogël. 113 shqiptarë u vranë në këtë masakër.
Në vizitën te Muzeu i martirëve të familjes Berisha, na dhanë pak nga forca e tyre, të mbijetuarit e masakrës, që në një ditë iu vranë 50 anëtarë të familjes. 11 prej tyre fëmijë.
Data 26 mars 1999 dhe forcat serbe të regjimit gjenocidal të Beogradit janë emërues të përbashkët të këtyre krimeve.
Nderuam sot kujtimin e qindra shqiptarëve, të vrarë brenda një dite.
Kujtojmë çdo ditë, e nuk harrojmë asnjëherë.