Drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, ka publikuar disa fotografi të projektit të Bulevardit, i cili së fundmi është bërë pjesë e diskutimeve në opinion.
Përmes një postimi publik, Ibrahimi ka theksuar se projekti ka kaluar me sukses të gjitha fazat dhe procedurat e nevojshme institucionale, duke dhënë sinjal të qartë se realizimi i tij do të vazhdojë sipas planifikimeve.
“Projekt që ka kaluar me sukses të gjitha fazat dhe filtrat e nevojshëm. Vazhdojmë me transformimin e qytetit tonë – një proces që sapo ka filluar dhe që do të sjellë zhvillim, përmirësim të infrastrukturës dhe më shumë mundësi për të gjithë qytetarët. Puna vazhdon!”, ka shkruar Ibrahimi.
Publikimi i fotografive vjen në një kohë kur projekti i Bulevardit ka nxitur debat publik, ndërsa autoritetet komunale insistojnë se investimi do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin urban dhe përmirësimin e hapësirave publike në qytet./Radio Star/

