Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi në këtë seancë prezantoi një propozim rezolutë e cila parasheh zëvendësimin e orëve të humbura mësimore.
“Kuvendi i Kosovës konsideron se plotësimi i planë-programit mësimor është i domosdoshëm. Kuvendi kërkon që Brenda javës së ardhshme të gjejnë mënyrën për të mbajtur orët mësimore të humbura nga SBASHK-u”, tha ai.
Sherifi tha se çështja e zëvendësimit të orëve duhet të merret më seriozisht.
“Orët e mësimit nuk janë orë punë thjesht. Çdo orë mësimi është njësi mësimore, është një orë e pyetje së nxënësve se sa e kanë kuptuar mësimin. Nëse ndalim në atë se a është ora e humbur e drejtë sindikale që të mos zëvendësohet asnjëherë, kjo është e gabuar. Le ta trajtojmë seriozisht këtë çështje. Nëse SBASHK-u i cili insiston që kjo çështje të trajtohet si çështje sindikale, atëherë është interpretim i tyre dhe mendoj që është i gabuar”, tha ai.