Ky është Buxheti i Gjilanit për vitin 2019
Buxheti i Gjilanit për vitin 2019 – 25.508.785 euro
Buxheti i përgjithshëm i Komunës së Gjilanit për vitin fiskal 2019, është planifikuar sipas Qarkores Buxhetore 2019/01 dhe 2019/02 në shumë prej 25.508.785 €uro
Burimet financiare të Buxhetit të Komunës janë nga:
• Granti i BKK-së – 21.042.901 € dhe
• Të hyrat vetanake – 4.465.884 €.
Buxhet i planifikuar do të shpenzohet në këto kategori ekonomike: :
• Paga – 15.436.123 € (60,51% nga buxheti i përgjithshëm)
• Mallra e shërbime – 3.710.000 (14,54% nga BP)
• Shpenzime komunale – 671.500 € (2,63% nga BP)
• Subvencione – 608.934€ (2,39% nga BP)
• Shpenzime kapitale – 5.082.228 € (19,92% nga BP)
PROJEKT- PROPOZIMI I BUXHETIT TË ADMINISTRATËS KOMUNALE
Buxheti i Administratë Komunale për vitin 2019 është planifikuar në shumë prej 8.904.022 € (pa Drejtorinë e Arsimit dhe Shëndetësisë)
Buxheti i planifikuar i Administratës Komunale do të shpenzohet në kategori ekonomike:
• Paga të SHCK dhe mëditje të këshilltarëve komunalë – 2.242.588 € (25.19% nga buxheti AK)
• Mallra e shërbime – 1.560.000 € (17,52% nga buxheti AK)
• Shpenzime komunale – 372.500 € (4.18% nga buxheti AK)
• Subvencione – 398.934 € (4,48% nga buxheti i AK)
• Shpenzime kapitale – 4.330.000 € (48.63% nga buxheti AK)
PROJEKT- PROPOZIMI I BUXHETIT TË SHËNDETËSISË
Buxheti i Shëndetësisë për vitin 2019 është planifikuar në shumë prej 3.306.274 €, i financuar nga:
• Granti i Shëndetsisë – 2.921.767 €
• Nga participimet në shëndetësi – 120.000 €
• Nga HVK dhe granti i përgjithshëm – 264.507 €
Ky buxhet i planifikuar do të shpenzohet në kategori ekonomike:
• Paga – 2.162.046 € (65,39% nga buxheti i Shëndetsisë)
• Mallra e shërbime – 610.000 (18.45% nga BSH)
• Shpenzime komunale – 82.000 € (2,48% nga BSH)
• Subvencione – 150.000 € (4,54% nga BSH)
• Shpenzime kapitale – 302.228 € (9,14% nga BSH)
PROJEKT- PROPOZIMI I BUXHETIT TË ARSIMIT
Buxheti për Arsim për vitin 2019 është planifikuar në shumë prej 13.298.489 € i financuar nga:
• Granti i Arsimit – 9.828.244 €
• Nga të hyrat e shkollave të mesme, participimet në çerdhet e fëmijëve dhe konvikti – 260.000 €
• Nga HVK dhe granti i përgjithshëm – 3.210.245 €
Ky buxhet i planifikuar do të shpenzohet në kategori ekonomike:
• Paga – 11.031.489 € (82,95% nga buxheti i arsimit/BA)
• Mallra e shërbime – 1.540.000 € (11,58% nga BA)
• Shpenzime komunale – 217.000 € (1.63% nga BA)
• Subvencione – 60.000 € (0,45% nga BA)
• Shpenzime kapitale – 450.000 € (3.38% nga buxheti i Arsimit)
Organizatat Buxhetore
PROJEKT-BUXHETI I ADMINISTRATËS KOMUNALE – 34,91%
PROJEKT-BUXHETI I SHËNDETËSISË – 12,96% PROJEKT-BUXHETI I ARSIMIT – 52.13%
Kryetari i Komunës
Lutfi HAZIRI