Të dielën parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu.
Instituti Meteorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24-27°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–7 m/s.
Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00.







