Më poshtë reagimi i klubit:
Marrim 3 pikë në ndeshjen kundër KF Ulpiana.
Komisioni i Garave i FFK-së, në seancën e vetë të mbajtur me datë 26.04.2022, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 30-të, si dhe të ankesës së ushtruar nga klubi ynë, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga Klubi i Futbollit “ Ulpiana 1926”, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent, Konform Nenit 71 të Regullores së Garave, me datë 26.04.2022 mori këtë vendim :
Miratohet si e bazuar – ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K.F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.
Na priftë e mbara Suharekë.
#historiaposhkruhet.