La Luna Resort sjell një nivel të ri të mikpritjes dhe rehatisë në jug të Shqipërisë me një kompleks modern dhe elegant hotelesh që ofron pushime të paharrueshme familjare dhe romantike në brigjet magjepsëse të Detit Jon.
La Luna Resort është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë qetësi, bukuri natyrore dhe standard evropian në akomodim. Kompleksi ofron një gamë të gjerë dhomash: nga dhomat dopio moderne deri te suitat familjare deluxe, të dizajnuara për komoditet maksimal dhe rehati.
Pamje mahnitëse, akomodim i lartë cilësor dhe shërbim nga zemra.
Operuar nga Kompleksi Gjilani Ksamil Sarandë, La Luna ka ndërtuar reputacionin e një destinacioni të besueshëm për pushime cilësore që nga viti 2014. Me staf profesional, kuzhinë me origjinë nga Kosova dhe fokus të veçantë në shërbim e cilësi, resorti ka fituar zemrat e pushuesve nga mbarë rajoni.
Çfarë ju ofrojmë në La Luna Resort?
Në akomodim përfshihet fjetja, mëngjesi, dreka, darka, pishina dhe parkingu i sigurt për të gjithë klientët.
Mëngjes i bollshëm – tavolinë suedeze:
Zgjidh çfarë të dëshiron zemra: vezë, kaçkavall, djathë i bardhë, llokuma, djathë baby (Zdenka), sallam, proshutë, reçel, mjaltë, virshlle, vezë të ziera apo të fërguara dhe shumë më tepër.
Drekë & Darkë me mbi 15 lloje ushqimesh:
Ushqime nga zgarat: mish viçi, fileto pule, biftek, ramstek, kremenalda, pleskavica të mbushura, suxhuk, qebapë, qofte.
Ushqime deti: peshk koc, levrek, karkaleca, midhje
Pica të ndryshme
Shpageta dhe rizoto
Sallata të freskëta
Pije alkoolike dhe joalkoolike për çdo preferencë
Te La Luna Resort nuk bëni vetëm pushime, por krijoni kujtime, përjetoni rehati dhe përjetoni një eksperiencë që vlen çdo moment.
📞 Rezervoni sot dhe sigurohuni për vendin tuaj për pushime me kuptim – jo thjesht me diell!
Tel / Viber / WhatsApp: +383 44 288 805
🗓 Sezoni ka filluar – vendet janë të limituara!
La Luna Resort – Pushoni ndryshe. Pushoni me klas!”










