IKSHPK para pak qasteve ka publikuar rezultatet nga 413 mostrat e marra 214 persona kanë rezultuar pozitiv kurse 60 janë shëruar shkruan Radio Star.
Mbrëmë në qytetin e Gjilanit, 20 persona kishin rezultuar pozitiv me coronavirus, kurse sot nga mostrat e marra asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv.
Qyteti i Gjilanit dje ka shënuar shifër rekorde me persona të infektuar për një ditë, nga përhapja e virusit dje në Gjilan, 20 persona rezultuan pozitiv, tani janë gjithsej 83 raste aktive./RadioStar/