Në fshatin Përlepnicë të Gjilanit sot është konfirmuar një rast i ri me coronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga testimet e bëra sot kanë rezultuar 4 raste pozitive me coronavirus dhe 19 të shëruar
Njoftimi nga IKSHPK:
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 4 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.
Sot më 28 maj 2020, janë shëruar 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820 raste./RadioStar/