Në kuadër të aktiviteteve “LDK ju dëgjon”, Forumi i Gruas i LDK-së në Gjilan sot mbajti mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje u diskutua për takimin e ardhshëm, i cili do mbahet më 26 nëntor 2022, në hotel Astoria me fillim nga ora 17:00.
Për të dëgjuar gratë e LDK-së, pjesë e këtij takimi do jenë edhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z.Lutfi Haziri dhe kryetari i LDK-së, z.Lumir Abdixhiku.
“Gratë kanë momentin e tyre për t’iu dëgjuar zëri. Ato gjithmonë kanë qenë promotore të fitoreve të LDK-së dhe zhvillimit të vendit tonë”- tha kryetarja e Forumit të Gruas në Gjilan, znj.Valentina Bunjaku Rexhepi.