Ky vit do te filloje mbare veç per militantet e VV-së qe po punësohen në shkolla, por jo edhe për nxënësit e disa shkollave, për shkak të mungesës së renovimeve
Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan.
Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ku edhe ka paraqitur shqetësime të shumta të cilat vijnë nga kjo fushë.
Anëtarja e Komisionit për Arsim, znj. Arbresha Aliu, dhe anëtarja e Kuvendit Komunal, znj. Drenushe Maloku, kanë uruar në emër të Degës së LDK-së në Gjilan nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Gjilanit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ndërhyjet politike në konkursin për plotësimin e vendeve të lira të punës në arsim, mungesa e investimeve në infrastukturën shkollore, furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, janë disa nga shqetësimet të cilat i kanë qytetarët tanë.
Fillimisht mund të themi se ndikimi nga deputetët e VV-së në emërimin e komisionit, përveç që ishte ndoshta çështje kryesore pse drejtoresha e arsimit dha dorëheqje, ky ndikim ka bërë që të anashkalohen qysh në fillim kriteret e themelimit të komisionit për mbikqyrjen e procedurave të rekrutimit sipas UA. MFPT nr. 01/2024.
�*DKA ka shkelur këtë udhëzim administrativ në Nenin 24 pika 2, duke i përjashtuar nga përbërja e komisionit eprorin- mbikqyrësin e pozitës që është shpallur në konkurs , pra ka përjashtuar drejtorët e shkollave. �Asnjë nga anëtarët e Komisionit nuk përmbush këtë pikë kryesore të udhëzimit administrativ.�Përjashtim tjetër nga komisioni ka bërë edhe për zyrtarin e burimeve njerëzore. Asnjë anëtar i Komisionit nuk është zyrtar i njesisë për burime njerëzore .��Skandali nuk përfundon me kaq…��*Një zyrtar i burimeve njerëzore i nënshkruan njoftimet e shpallura që bën komisioni jolegjitim. Kështu me nënshkrimin që bën një zyrtarë
nga njesia e burimeve njerëzore në DKA rrjedhimisht bëhet anëtar i gjashtë i Komisionit, duke e shkelur UA ku thotë se komisioni ka 5 anëtarë.�Udhëzimi Administrativ, thotë se njoftimet i nënshkruan zyrtari i njesisë për burime njerëzore që njëherit është edhe anëtar i komisionit. Anëtarin që po i nënshkruan këto njoftime nuk mund ta njohim, sepse në njoftim është vetëm nënshkrimi e jo edhe emri e mbiemri.��*Është shkelur neni 5 i cili thotë: “Përcaktimi i pyetjeve bëhet nga Komisioni Vlerësues në ditën e intervistës nga banka e pyetjeve të miratuara nga institucioni publik, ndërsa eseja propozohet nga Komisioni Vlerësues dhe duhet�të ndërlidhet me vendin e punës.” ��Tavolina e pyetjeve nuk është përfillë!
�*Planifikimi i afateve kohore të fillimit dhe përfundimit të procedurave nuk ka qenë në harmoni me kohën e fillimit të vitit shkollor 2024-25. Kështu, tani konkursi aktual me shkeljet e përmendura nuk mund të përfundojnë para 15 shtatorit. Kjo do të krijojë humbje të mëdha të orëve nëpër shkolla. Njësoj ka ndodhur edhe vitin e kaluar, por DKA dhe kryetari i komunës Alban Hyseni nuk ka marrë mësim nga këto vonesa, sepse atij më së paku i intereson mbarëvajtja e procesit mësimor. Duket sikur këtë punë ua ka besuar deputetëve të VV-së të cilët nuk janë në gjendje të marrin fjalën në Kuvend së paku një herë për mungesën e projekteve kapitale në Gjilan.��*Dyshimet tona kanë bazë edhe në rezultatet e testimit me shkrim të shpallura javën e kaluar, ku përfshihen familjarë të zyrtarëve të lartë të VV-së duke përfshirë Kryetarin e Komunës, ish-Kryesuesin e Kuvendit Komunal, deputetë të Kuvendit të Kosovës nga VV.
Fillimviti shkollor 2024 -25 do të mbahet mend si vit në të cilin komuna nuk ka investuar as edhe 1 cent të vetëm në rinovimet e nevojshme elementare të shkollave sipas kërkesave nga shkollat. Kështu nëpër disa shkolla të qytetit kanë dështuar rinovimet në nyjet sanitare, gjendja në ato shkolla vazhdon të jetë e rëndë.
*Shkollat në vendbanimet rurale janë lënë pas dore dhe nëse vazhdohet kështu nuk do të mbeten nxënës nëpër këto vendbanime.
*Programi për efiçiencë në shkollat e fshatrave Pogragjë, Bresalc dhe Livoq i Ulët, i nënshkruar me 10 shtator 2020 në qeverisjen e LDK me Banken Gjermane, kanë ngecur si mungesë e aftësisë menaxhuese të projektit nga ana e Kryetarit të Komunës. Këto projekte është dashur tani të jenë të realizuara. Është për turp me i pa vetëm nga jashtë shkollat e këtyre vendbanimeve.
Edhe më shqetësuese është gjendja e shkollës në fshatin Uglarë. Aty vitin e kaluar gjatë sezonës së dimrit ka pasur mësimdhënës, të cilët kanë dalë nga mësimi për të marrë trajtim mjekësor për shkak të lagështisë e cila krijohet nga mos izolimi i kulmit të shkollës.
Në shkollat e vendbanimeve rurale përveç arsyjeve tjera, edhe mungesa e investimeve në shkolla po e bënë të rëndë jetën dhe po e shtyn popullatën të migrojë. Më mirë të investojmë tani me mundësitë që kemi se sa më vonë të investojmë pa vlerë.
Ftojmë mediat të vizitojnë objektin e qerdhës në Arbëri, që ka filluar në mandatin e LDK. Të shikojnë gjendjen e saj jashtë dhe brenda, tash pas 3 vite pushtet të VV-së, për të vlerësuar se a mundet të fillojë punën kjo qerdhe. Kujtojmë se DKA ka shpallur vende pune për edukatore dhe pozita tjera të nevojshme aty.
Vlersojmë se nxitimi për të punësuar njerëz militantë të VV-së, pa e aftësuar objektin tani më është trend i Kryetarit të Komunës, të cilit veç i ka hyrë frika e humbjes së pushtetit dhe këtë frikë ne nuk ia largojmë dot.
Për formën e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore kemi shprehur shqetësimet tona vazhdimisht. Inatet dhe injoranca e MASHT-it dhe e të parit të ekzekutivit, po rrisin edhe më tej idenë jokonformiste të furnizimit me tekste, duke mos përfillur opinionin qytetar në përgjithësi për formën e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore.
Nuk kemi se si ti quajmë ndryshe pos të pavetëdijshëm dhe të papërgjegjshëm për furnizimin me kohë dhe sa më të lehtë të nxënësve me tekste shkollore.
Nga këto inate nuk pëson asnjë subjekt politik por pësojnë nxënësit dhe prindërit.
Komisioni për Arsim i LDK do t’i mbajë të informuar qytetarët për dëmet që do të shkaktojë kjo formë e subvencionimit me tekste shkollore, duke paraqitur me shifra numrin e nxënësve që kanë mbetur pa tekste. Kujtojmë se vetëm në dhjetor të vitit 2023 ka patur më shumë se 200 nxënës që nuk janë subvencionuar për shkak të gabimeve në aplikim, duke mos llogaritur këtu ata që nuk kan aplikuar fare, ose për shkak të mos disponimit të llogarisë bankare.
Urojmë që ky viti të jetë i fundit ku nuk përfillen kërkesat e prindërve për formën furnizimit të nxënësve me tekste shkollore!
Vit të mbarë shkollor!
Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan,
1 shtator 2024