Në kuadër të paraqitjes së 101 problemeve komunale, sot në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, problemin e tretë me radhë pas problemit të parë të pasqyruar që është Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe problemit të dytë që është moszbatimi i vendimeve të Kuvendit Komunal për shoqatat e personave me aftësi të kufizuar, e paraqiti zëdhënësja e LDK-së në Gjilan, znj. Gresa Avdiu.
Ajo ngriti shqetësimin për vonesat në përfundimin e rrugës Gjilan- Bujanoc, projekt ky i nisur në qeverisjen tonë e që nuk po përfundon ende, pavarësisht premtimit të këtij ekzekutivi se do të përfundojë në korrik të vitit 2023.
“Këtë projekt e kanë përgjysmuar, sepse nuk i kanë vazhduar punimet për zgjerimin e rrugës deri në fshatin Dobercan, ashtu sic ishte paraparë. Përveç qytetarëve që e kalojnë këtë rrugë cdo ditë, përveç banorëve të kësaj ane, kjo rrugë veshtirësi të mëdha paraqet edhe për bizneset në këtë zonë. Tash e sa vite kjo rrugë e mundimshme është bërë edhe për bashkatdhetarët tanë, sepse intensifikimi i punimeve po bëhet pikërisht kur ata janë këtu. Një neglizhencë e paparë e Ministrisë së Infrastrukturës, e një heshtje e pakuptimtë e Komunës së Gjilanit, po shkaktojnë vonesa të mëdha në punët finale”,- tha Avdiu para medieve.
Gjilani meriton më shumë!