Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka bërë të ditur se partia e tij do të thërras tryezë të partive politike me qëllim që të dakordohen një datë për zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton “Zeri.info”.
“Vlerësojmë se kriza e institucioneve është duke u zhvilluar. Në arenën ndërkombëtare Kosova është në pozitën më të disfavorshme që nga krijimi i shtetit. Duhet të mbahet një tryezë e partive politike me qëllim që të dakordohen çështjen me të cilat po ballafaqohet vendi si dhe aty të dakordohemi për një datë për zgjedhje. Pas kësaj Kuvendi i Kosovës duhet të organizohet në seancë për tu shpërbërë sepse vendit i duhet një Qeveri që merr vendime në mënyrë të pakushtëzuar”, theksoi Hoti.
Ai mes tjerash foli edhe për situatën e krijuar në veri të vendit.
Sipas tij dorëheqja e 4 kryetarëve të Komunave serbe, erdhi si pasoj e takses së vënë nga qeveria e Kosovës. Po ashtu ai theksoi se Presidenti Hashim Thaçi e as kryeministri Ramush Haradinaj nuk janë angazhuar mjaftueshëm që të kontrollohet gjendja në veri/Zeri