Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermane Kosovare, Nora Hasani ka folur rreth punësimit gjatë liberazimit të vizave në Gjermani.
Sipas saj, liberalizimi i’a lehtëson bizneseve kosovare të kenë qasje më të lehtë në tregun gjerman.
“Ndërmarrjet e Kosovës do ta kenë mundësinë që shumë më lehtë pa procedura birokratike me udhëtu në Gjermani, me u taku me partnerë potencial me marrë pjesë në panaire e konferenca dhe në këtë mënyrë munden eventualisht me gjetë partnerë por edhe qasje më të lehtë në tregun gjerman por në të njejtën kohë me sjellë ide të reja”, tha ajo për Kanal10.
E para e OEGJK thekson se liberalizimi i vizave nuk ofron punë por që hapë dritare punësimi në Evropë.
Hasani shton se do të ketë rritje të tregtisë në mes të Kosovës dhe Gjermanisë duke e përfshi importin dhe eksportin./Gazeta10