Lajme

Prokuroria Speciale: Viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë

Salih Mustafa është i akuzuari i parë për krime lufte që po gjykohet në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai po akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas prokurorit të specializuar, personat ndaj të cilëve ka kryer këto vepra Mustafa, ishin shqiptarë.

Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

Deri më tani, si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor kundër Mustafës janë pranuar nëntë persona dhe Dhomat e Prokurorëve të Specializuar njoftojnë se procesi i paraqitjes së kërkesave është ende i hapur.

Gjykatësit kanë bërë të ditur se prokuroria do të ketë 87 orë për paraqitjen e provave të veta. Prokuroria ka plan të thërrasë 16 dëshmitarë, 15 prej të cilëve do të dëshmojnë në sallën e gjyqit.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close