Pak orë pas arrestimit janë liruar pesë serbët e arrestuar në komunën e Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, kryeprokurori i prokurorisë në Gjilan, Jetish Maloku. Maloku ka theksuar se të njëjtit janë liruar pas intervistimit.
Pas bastisjes dhe kontrollit të shtëpive dhe objekteve përcjellëse të pesë të dyshuarve, të njëjtit janë sjellur në stacionin policor në Gjilan, nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda në Prishtinë, meqë rast janë intervistuar të njëjtit lidhur me dyshimin për vepër penale të kryer. Pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt për në shtëpitë e tyre”, ka thënë Malok për Indeksonline.
Gjithashtu Maloku ka shtuar se gjatë kësaj kohe janë konfiskuar disa materiale të ndryshme si fishekë dhe armë të cilat janë konfiskuar përkohësisht dhe pritet të ekzaminohen dhe të hetohen në procedurë të rregullt.
Ndërkohë pak minuta më parë është pikërisht Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq i cili ka kërcënuar haptazi institucionet e Kosovës duke thënë se në rast se serbët nuk lirohen deri në mbrëmje, dialogu nuk do të vazhdojë.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media gjatë orëve të para të ditës së sotme ka bërë të ditur se pesë personat janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjti janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës