Në takim sot më banorë, bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal, Kreshnik Rexhepi, biseduam për problemet dhe kërkesat që ka ky lokalitet. Mbështetje për bujqit, infrastruktura rrugore dhe trotuaret janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen lagje të ndryshme në fshat.
Prorgami ynë zhvillimor parasheh ndërtimin dhe zgjerimin e rrugëve kryesore në fshatra, me infrastrukturë përcjellëse si ndriçimi dhe kamerat e sigurisë.
Brenda mandatit të ardhshëm do të rregullohet edhe çështja e ujërave të zeza. Po ashtu, prioritet kemi përkrahjen e parezervë për bujqësinë, sektor ky i cili përveç që krijon të ardhura për fermerët dhe familjet e tyre, ka mundësi edhe të krijohen vende të reja pune.
Gjilani si komunë do të ndryshoj brenda katër viteve të ardhshme.
NG