Skuadrën gjilanase FC Drita, sot e pret një udhëtim i vështirë në Podujevë, ku do të takohet me Llapin shkruan Radio Star.
Llapi nga java e kaluar ka marrë kreun e tabelës dhe tani kundër skuadrës së FC Dritës, kërkon ta mbajë atë pozitë.
FC Drita ndeshjën e fundit e ka luajtur në Kupën e Kosovës, kundër Prishtinës dhe në atë ndeshje nuk pati fitues, kurse finalisti do të përcaktohet në Gjilan.
Trajneri Zekirija Ramadani, dje deklaroi se skuadra tanimë ka dy mungesa kryesore, Rron Brojën dhe Kastriot Selmanin, ky i fundit iu nënshtrua një operimit pas një frakture në klavikulë.
FC Drita gjendet në pozitën e tretë dhe ka 51 pikë, kurse Llapi është në pozitën e parë me 54 pikë.
Ndeshja zhvillohet në Podujevë, duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”./radiostar/