Luan Aliu dhe Arijeta Rexhepi pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, pas votimit të Qeverisë së re, duke kaluar nga ekzekutivi në legjislativ.
Të dy janë ish-deputetë të legjislaturës së kaluar dhe kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti 3, ndërsa tashmë, me formimin e Qeverisë Kurti 4, rikthehen në Kuvendin e Kosovës si përfaqësues të Gjilanit.
Me përfshirjen e tyre, Gjilani pritet të ketë një përfaqësim të konsiderueshëm në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë.
Megjithatë, kohëzgjatja e kësaj përbërjeje qeverisëse dhe e legjislaturës do të varet edhe nga zhvillimet politike dhe procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës./Radio Star/










