Me rastin e 21-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, aktivisti i hershëm dhe një nga figurat e angazhimit fillestar, Luan Aliu, ka publikuar fotografi nga ditët e para të organizimit të Lëvizjes në Gjilan.
Përmes këtyre pamjeve, Aliu ka sjellë kujtime nga një periudhë kur Vetëvendosje ishte ende një lëvizje qytetare, me një numër të vogël aktivistësh dhe me një ideal të fuqishëm për ndryshim politik e shoqëror. Në këtë rrugëtim të fillimeve në Gjilan, krahas Luan Aliut dhe Arijanit Sadikut, ishte i angazhuar edhe Alber Selishta, si një nga bashkëthemeluesit dhe kontribuuesit e organizimit të hershëm të Lëvizjes në këtë qytet.
Fotografitë pasqyrojnë hapat e parë të krijimit të strukturave, zyrës dhe aktiviteteve të para të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, në një periudhë kur shumëkush nuk besonte se një iniciativë qytetare do të mund të shndërrohej në një nga subjektet kryesore politike në vend.
Sot, pas më shumë se dy dekadash, këto momente mbeten pjesë e kujtesës së një rrugëtimi të ndërtuar përmes angazhimit, bindjes dhe sakrificës së aktivistëve të hershëm që besuan në një ide dhe në një vizion politik për Republikën./Radio Star/

