Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se kjo parti ka arritur marrëveshje për të garuar së bashku me Vjosa Osmani në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai theksoi se vendimi është marrë përmes votimit brenda strukturave partiake, ndërsa bëri të ditur se këtë të shtunë do të thirret Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për të finalizuar procesin.
Sipas Abdixhikut, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe “bashkimi i madh”, për të cilin ai tha se tashmë po konkretizohet përmes këtij bashkëpunimi politik.
“U dakorduam të formalizojmë garimin e përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar ai.

