Qytetarët e 2 Korrikut i kanë bërë pritje të jashtëzakonshme kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, artistja Mika Bajrami – Haziri, shefi i Shtabit Zgjedhor, Arbër Ismajli, bartësi i listës, Avdyl Aliu, deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi, ish kryetarja e FR LDK, Rina Ahmeti – Kasumi dhe bashkëpunëtorët.
Në emër të banorëve ka folur kryetari, Adnan Morina, i cili tha se kjo nëndegë është e organizuar në mënyrën më të mirë, duke konfirmuar punën e madhe që po bëhet në terren, shtëpi për shtëpi, për ta bërë fitoren e madhe të 17 tetorit, për një Gjilan zhvillimor në të gjitha fushat.
Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi i falënderoi për përkrahjen rekorde, tha se në mandatin e ri do të përfundojë projekti i shtratit të lumit Stanishorka.
“Pandemia na e mori veprimtarin e madh të LDK-së, Nehat Ramadanin, i cili ka jetuar në lagjen 2 Korrik, por do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm për të mirën e përgjithshme. Në këtë lagje zotohem se në mandatin e ri do ta përfundojmë edhe shtratin e lumit Stanishorka, në kuadër të projektit të madh të Impiantit. Jemi unik në çdo aspekt dhe më 17 tetor do të dëshmohet sa e madhe është LDK. Falëmnderit të gjithë veprimtarëve, aktivistëve e qytetarëve për mbështetje rekorde ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!, tha kryetari Haziri.
Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, ka thënë se mbështetja edhe e lagjes 2 Korrik, dëshmon se Luta do të fitojë ME T’PARËN më 17 tetor.
Të pranishmëve u janë drejtuar me një fjalë përshëndetëse edhe kryetarja e FG LDK në Gjilan, Valentina Bunjaku – Rexhepi dhe ish-kryetarja e Forumit të Rinisë, Rina Ahmeti- Kasumi.
(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)