Zgjedhjet Komunale 2021

Gagica: Sot, prezantuam programin qeverisës për katër vitet e ardhshme

Sot, bëmë shpërndarjen e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Në kuadër të kësaj, vizituam edhe disa zejtarë që veprojnë në qytet, të cilët me fanatizëm kanë ruajtur zanatet e tyre brez pas brezi.

Me shumicën prej tyre që takuam, u dakorduam që të rrisim bashkëpunimin në të ardhmen në mënyrë që të krijojmë një klimë më të mirë me mundësi të reja për zejet në Gjilan, pronarët e të cilave mbajnë familje dhe punëtorë.

Programi ynë qeverisës, premtimet dhe zotimet tona, janë kontratë me qytetarët dhe këtë e kemi dëshmuar sa herë kemi pasur besimin e qytetarëve qoftë në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror. Interesi qytetarë është primar për mua dhe për ekipin tonë fitues.

Në secilën veprimtari biznesore, takime me qytetarë, me kategori të ndryshme të shoqërisë, po gjejmë mbështetje të fuqishme, sepse tanimë dihet botërisht se ne e mbajmë fjalën e dhënë.

Programi ynë është më i miri sepse është i analizuar deri në detajin e fundit. Është gjithpërfshirës dhe i realizueshëm.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close