Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar bashkëbisedim me punëtorët shëndetësorë, në takimin e organizuar nga Shtabi Zgjedhor i LDK-së sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19.
Kryesuesi i Komisionit për Shëndetësi në LDK, ish ministri Dr. Imet Rrahmani, ka thënë se shëndetësia primare dhe mirëqenia sociale, janë në mesin e punëve të mira që qeverisja Haziri ka bërë në mandatin e kaluar.
“Pandemia e ka dëshmuar që në Gjilan shëndetësia primare është në binarë të drejtë dhe për këtë merita më e madhe i takon kryetarit, Lutfi Haziri, për zbatim të politikave shëndetësore”, ka thënë Rrahmani.
Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar mantelbardhët për angazhimin gjatë pandemisë, duke i cilësuar si heronj të gjallë të ditëve të sotme.
“Punëtorët shëndetësorë dhe punëtorët e mirëqenies sociale i falënderoj për besimin që ma kanë dhëne gjithmonë. Këtë besim e kam ruajtur duke bashkëpunuar për të mirën e qytetarëve. Faleminderit tri institucionet shëndetësore në Gjilan që në kohën periudhën e pandemisë kanë tregu angazhim maksimal, QRSHP-së, SPGJ-së dhe QKMF-së. Brenda kësaj kohe, përveç tjerash, i kemi dhënë mbi 13 mijë vizita shtëpiake për pacientët me COVID-19”.
Sa i përket investimet, i kemi rinovuar të gjitha qendrat shëndetësore, ndërkaq pas ndërtimit të ambulantës në Llashticë, tashmë është gati edhe objekti i ri i QKMF-së me standarde europiane, përballë Spitalit të Përgjithshëm, që përkthehet me dyfishim të hapësirave për mjekët e pacientët e gjashtë shërbime të reja shëndetësore. Faleminderit heronjve të gjallë të ditëve të sotme për punën titanike gjatë pandemisëQ”, ka thënë kryetari Haziri.
Në këtë takim janë prezantuar edhe kandidatët për Asamble Komunale, Dr. Besim Guda, Sami Ahmeti, Gresa Avdiu e Bashkim Bislimi.