Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për degradimin politik dhe ekonomik të Gjilanit. Përmes një deklarate publike, Haziri tha se Kurti “e futi Gjilanin në gropë të zezë politike” dhe vazhdon, sipas tij, “me shitë mjegull” para qytetarëve.
Ai kritikoi mungesën e investimeve kapitale në qytet, duke përmendur autostradën, stadiumin, palestrën sportive dhe problemet me ujërat e zeza, derisa shtoi se Gjilani sot është “pa kryetar e pa Komunë përnime”. Haziri gjithashtu akuzoi Kurtin për mashtrim të qytetarëve të Anamoravës dhe për krijim të një depresioni politik e ekonomik në vend.

