Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me shtabin zgjedhor, ka marrë pjesë në takimin bashkëbisedues me qytetarët dhe strukturat e nëndegës së Livoçit të Ulët, takim i organizuar duke respektuar masat anti-COVID19.
Në emër të nëndegës ka folur Afrim Hasani, duke falënderuar kryetarin Haziri për shkak të përkushtimit dhe dinjitetit të cilin ia ka dhënë kësaj pjese me investimet multi-milionëshe.
Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e Livoçit të Ulët, për mikëpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e fuqishme për garën e 17 tetorit.
“Në Livoç të Ulët kemi përfunduar shumë projekte infrastrukturore, të cilat ishin jetike, për integrim të plotë në zonën urbane. Kanë mbetur edhe disa projekte të vogla, si dhe lidhja në mes dy Livoçeve, sikurse edhe vazhdimi i rrugës deri në Kllokot me të gjitha elementet përcjellëse. Praktikisht, Livoçi është një ndër vendbanimet që është integru në zonën urbane të qytetit. Po ashtu, Livoçi edhe Bresalci me fshatra do të integrohen në kuadër të projektit të kolektorëve të ujërave të zeza, të cilat i ndajnë ujërat atmosferik prej ujërave të zeza dhe do të barten drejt impiantit të ujërave të zeza. Do të vazhdojmë me pastrimin e Liqenit të Livoçit, si dhe ky liqe do të integrohet në një program rekreativ dhe edukativ për të rinjët dhe për shkollat. Ju falëmnderit për përkrahjen. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka deklaruar kryetari Haziri.
Në këtë takim është prezantuar edhe kandidati i LDK-së për Asamble Komunale, Rijad Elezi, i cili në listën fituese mban numrin 20.