Pa asnjë kundërkandidat, Lutfi Haziri, kryetar i tashëm i Gjilanit, e ka marrë besimin e të gjithë delegatëve për të qenë në krye të Degës së LDK-së në Gjilan edhe për katër vitet e ardhshme.
Njeriu që riktheu fitoren e LDK-së në Gjilanin që për dy mandate udhëhiqej nga PDK-ja edhe njëherë dëshmoi se është personi më i duhur për LDK-në e këtushme. Pas zgjedhjes, Haziri ka premtuar një LDK edhe më të fuqishme!