Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i renditur me numrin 4, sot ka vizituar kompaninë RC COLA, një brend që ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm si pjesë e produkteve “Made in Kosova”.
Haziri ka vlerësuar kontributin e familjes së Fejzulla Mustafës, e cila menaxhon këtë brend dhe shumë të tjera, duke e cilësuar si një shembull frymëzues të zhvillimit ekonomik dhe eksportit kosovar.
Ai theksoi se suksesi i RC COLA, që ka arritur të depërtojë përtej tregut vendor duke pushtuar edhe tregun europian, është një dëshmi e potencialit të madh të bizneseve kosovare.
Haziri u zotua se në qeverisjen e LDK-së, me Lumir Abdixhikun si kryeministër, do të ketë mbështetje maksimale për bizneset vendore.
Statusi i plotë:
Zgjerimi i biznesit në ditët e para të lirisë, përmes Gjilanit, na ka bërë nder.
Suksesi i familjes së Fejzulla Mustafës me brendin RC COLA , bashkë me brendet tjera që i menaxhojnë, është shembulli më i mirë.
Tregimi i RC COLA, është njëri prej tregimeve të mëdha të suksesit si brendi “Made in Kosova”, i cili, përpos tregut vendor, e ka pushtuar edhe tregun europian.
Bashkë me kolegët e mi, kandidatë për deputetë nga Gjilani, zotohemi për përkrahje maksimale të shtetit, në kuadër të qeverisjes së LDK-së, me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje.
Ndryshimi i madh po vjen më 9 shkurt!