Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me nënkryetarin dhe shefin e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, bartësin e listës zgjedhore, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble, Avdyl Jerliu e Diana Toska, kanë vizituar kompaninë e njohur Vatani, ku janë pritur nga pronari, Ismet Sylejmani.
Kreu i Gjilanit është njoftuar me punën, angazhimin, sukseset dhe sfidat e kësaj kompanie.
“Vizitë e veçantë te miku i im tash e 31 vite, Ismet Sylejmani, përkatësisht te kompania që është storie e suksesit në Gjilan dhe me renome në tërë Kosovën, Vatani. Përgëzime për sukseset dhe gjenerimin e një numri të madh të vendeve të punës. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjitthmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndërsa, pronari i Vatanit, Ismet Sylejmani, e ka falënderuar kryetarin Haziri për miqësinë, vizitën dhe bashkëpunimin për të mirën e përgjithshme.