Kandidatët për deputetë nga qendra e Levizjes Vetëvendosje në Gjilan vizituan sot, shoaqtat Hendikos, shoqatën e të verbërve dhe shoqata e shurdhë-memecëve . Në këtë vizitë, të pranishem Ismajl Kurteshi, Nevzad Isufi, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi, Shemsi Syla dhe Shkurte Aliu, të cilët u pritën nga përfaqsusit e këtzre dy shoqatave.
Fatmir Shurdhnai, kryetar i Shoqatës Hendikos , i njoftoi për së afërmi kandidatët për deputetë lidhur me veprimtarinë që kjo shoqatë ushtron. Ai tregoi për kushtet, procesin, aktivitetet dhe rrjedhën e punës në këtë shoqatë. Me theks të veçantë u disktua çështja e buxhetit, me të cilin fakt dhe vështrësi këto dy shoqata po përballen tash e sa vjet.
Gjate bisedes së zhvilluar, kandidatët njoftuan përfaqesuesit es hoqatave lidhur me programin politik te Levizjes Vetevendosje ne pergjithesi, e në veçnati atë social dhe atë së drejtës.
Kandidatët për deputetë nga qendra e Levizjes Vetëvendosje në Gjilan, ju premtuan këtyre shoqatave, se LVV do të ketë shumë më teper angazhim dhe përkushtim për të ndihmuar këto shoqata, sepse të gjithë qytetarë e kosovës duhet të ndihen të barabartë.
Me Vetëvendosjen nuk do të ketë prolongime dhe manevrime për ti ikur porblemeve fainanciare, por edhe të natyrave të tjera, por përkundrzai do të ketë më shumë vullnet dhe gatishmëri për t/ju ndihmuar ketyre kategorive shoqërore, si kundër që LVV do të kërkojë që ndihma ndaj këtyre shoqatave të rregullohet me infrastrukturë ligjore, dhe jo me subvencione.
LVV: Përkujdesje më instituticionale ndaj Shoqatave Hendikos, të verbërve dhe shurdhë-memecëve
Ndani këtë artikull