Mediat në rajon, duke analizuar rekomandimet e Komisionit të Evropës për shtetet e Ballkanit Perëndimor, vlerësuan se Kroacia tani mban në grusht të gjithë fqinjët, të cilët dëshirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe atë për shkak të kufijve.
Atë që mediat kroate e nënvizuan si tejet të rëndësishme në strategjinë e unionit për Ballkanin Perëndimor është se çështja e anëtarësimit të Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe e shteteve tjera pretenduese për anëtarësim, do të kushtëzohet me zgjidhjen e çështjes së kufijve, shkruan rtv21.tv
Në këtë kontekst citohet deklarata e Presidentit të Komisionit të Evropës, Jean Claude Juncker, i cili qartësoi se çështja e pazgjidhur për përcaktimin e kufirit mes Kroacisë dhe Sllovenisë duhet të zgjidhet urgjentisht.
Kroacia nuk ka të zgjidhur çështjen e kufijve me asnjë shtet fqinjë, pos me Hungarinë. Kjo nënkupton se Kroacia mund të hyjë në konflikt eventual me Serbinë për shkak të kufijve në Danub, me Malin e Zi për shkak të kufirit detar dhe për Prevllakën, si dhe me Bosnjë dhe Hercegovinën. Mund të thuhet se Kroacia tani po mban në grusht të gjithë Ballkanin”, konstatoi Veçer./Insajder /