Maratonën e takimeve të ditës së sotme e mbyllëm në Malishevë. Aty, sikurse gjithandej komunës, gjetëm problemet e njejta, pra mungojnë gjërat më esenciale për një jetë të mirë.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Arbresha Berisha, Bejtullah Osmani e Naser Ahmeti, u zotuan se një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm për zgjidhjen e problemeve, pasi dihet që në programin tonë, vëmendjen e kemi orientuar kah fshatrat. Nuk bën më të diskriminohen ato.
Andaj, qytetarët aty kanë vendosur për të votuar për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, për ditë më të mira për ta!