“FC Prishtina ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me profesorin Malsor Gjonbalaj, i cili i është bashkuar klubit si udhëheqës i Këshillit Profesional”.
“Klubi vlerëson se Prof. Gjonbalaj, përveç karrierës së tij akademike dhe shkencore, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në futbollin kosovar ndër vite. Me përvojën dhe ekspertizën e tij, ai do të ketë rol kyç në hartimin e planeve zhvillimore të FC Prishtina, me fokus të veçantë në avancimin e Akademisë së të Rinjve”.
“Nga klubi shprehen të bindur se angazhimi dhe vizioni i Prof. Gjonbalajt do të ndihmojnë në forcimin e mëtejshëm të FC Prishtina dhe realizimin e objektivave afatgjata”.
“Mirë se u ktheve në familjen bardhekaltër, Prof. Gjonbalaj”, thuhet në njoftimin e klubit.










