Halil Matoshi në debatin e organizuar në Info10, komentatori politik Halil Matoshi ka treguar se pavarësisht se e ka lexuar librin e shenjtë Kuranin, asnjë dijetarë arabë nuk e ka bindur se gruaja e ka për obligim mbajtjen e shamisë dhe hixhabit.
“Problemi është që kjo nuk ëhstë një e drejtë kushtetuese. E kam lexu Kuranin nja dy-tri herë, edhe asnjëherë asnjë dijetar arab s’më ka bindur që në Kuran shkruan duhet me u mbulu me shami me hixhabë femra myslimane. Por, në ajete kuranore përmendet mbulimi i disa pjesëve të trupit”, tha Matoshi në Info10.
“Të jesh një mysliman i mirë me të gjitha të drejtat që t’i garanton Kushtetuta dhe shoqëria që nuk t’i ndalon, nuk do të thotë që ti patjetër me u mbulu me shami”, shtoi më tej Matoshi