Komuna e Kamenicës shpreh mirënjohjen e saj për z. Selami Kqiku, imam në Xhaminë e Madhe në Koretin, i cili, në bashkëpunim me bamirësit, mundësoi dhurimin e një donacioni në vlerë prej rreth 2,000 eurosh, në mjete dhe lodra didaktike për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Selami Klaiqi.
Donacioni është i dedikuar për Ekipin Komunal për Vlerësimin Pedagogjik të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta Arsimore dhe do të kontribuojë në pasurimin e punës së ekipit me mjete të nevojshme për vlerësimin dhe mbështetjen e këtyre fëmijëve.
Komuna e Kamenicës vlerëson lart këtë kontribut, i cili dëshmon solidaritet dhe përkushtim ndaj një çështjeje me rëndësi të veçantë shoqërore.
Falënderojmë z. Selami Kqiku dhe të gjithë bamirësit për këtë gjest human dhe për mbështetjen e tyre të çmuar.










