Një sulm i papritur ndaj një gruaje në Turqi ka përfunduar me pasoja të rënda për shëndetin e saj. Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Nevşehirit, pasi dyshohet se goditi me shuplakë në vesh një grua që ndodhej jashtë një supermarketi, duke i shkaktuar humbjen e dëgjimit në veshin e majtë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen Kapucubaşı, ku i dyshuari, i identifikuar si Tolga Çelik, iu afrua nga pas gruas me inicialet S.E. dhe e goditi papritur në vesh. Momenti i sulmit u filmua nga kamerat e sigurisë së zonës.
Pas incidentit, gruaja iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim ndaj 38-vjeçarit. Gjatë marrjes në pyetje, Çelik mohoi se e kishte goditur qëllimisht, duke pretenduar se bëhej fjalë për një kontakt aksidental dhe se krahu i tij e kishte prekur “pa dashje”.










