Në javën e fundit është shënuar një rritje e dukshme e rasteve me Covid-19 në Kosovë.
Po ashtu është rritur edhe numri i gjobave ndaj qytetarëve për mosrespektim të ligjit anti-Covid.
Brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1178 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-Covid.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 931 tiketa për shkelësit e rregullave në trafik.
Ndërsa kanë ndodhur 34 aksidente me dëme materiale dhe 27 me lëndime trupore.