Cilësia e ajrit këto ditë ka qenë jo e mirë dhe e pashëndetshme.
Sipas matjeve që po bëhen nga Ambasada Amerikane, cilësia e ajrit është e ndotur.
Madje, edhe sot në mëngjes, niveli i grimcave të dëmshme në ajër është i lartë.
Sipas matjeve të realizuara në orën 6:00 të mëngjesit, cilësia e ajrit është 122 grimca pmm në ajër.
Që kjo kategorizohet si ‘unhealthy’ apo e pa shëndetshme.
Mbrëmë, edhe Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK), Naser Ramadani reagoi përmes një shkrimi në facebook duke kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e të mos hapin dritaret.
Kjo pasi niveli i grimcave të dëmshme në ajër ishte 262pmm.