SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Arbër Potoku, i cili pas largimit nga Ballkani do të vazhdojë karrierën te skuadra kuqe-bardhë. Potoku është një nga afrimet më të reja të klubit në këtë afat kalimtar, ndërsa Gjilani po ndërton një ekip konkurrues për edicionin e ri të Superligës së Kosovës.
Me përvojën e fituar gjatë viteve te Ballkani, Potoku pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv të Gjilanit. Klubi po vazhdon të përforcohet me synimin për të luftuar në krye të tabelës dhe për të realizuar objektivat e mëdha në sezonin e ardhshëm./Radio Star/

