Fatjona Maliqi dallohet si një nga pianistet më interesante të brezit të saj me një prirje të veçantë për programet që janë jashtëzakonisht shumë sfiduese për instrumentistin.
Dashamirët e muzikës nga Rheinbach dhe rajoni mund t’i presë një mbrëmje e klasit të lartë e pianos në auditorin e Kolegjit Vinzenz Pallotti”, shkruan blick-aktuell.de.
Të premten, më 17 janar, me fillim nga ora 7.30, pianistja e re master, Fatjona Maliqi do të prezantojë një program solo me kërkesa jashtëzakonisht të mëdha, për të shënuar fillimin e vitit të Beethoven-it.
Pianistja nga Kosova do të prezantojë pjesën e njohur si “Diabelli Variations op. 120”, veprën më të gjerë të pianos të kompozuar nga mjeshtri i njohur nga Boni, e cila zgjat afër një orë lojë.
Programi plotësohet nga variantet që dëgjohen rrallë, të pjesëve të kompozitorit Robert Schumann në një temë të Beethoven-it.
Fatjona Maliqi nga Gjilani dallohet si një nga pianistet më interesante të brezit të saj me një prirje të veçantë për programet që janë jashtëzakonisht shumë sfiduese për instrumentistin.
Kohët e fundit, ajo ka fituar njohje në qarqet e specializuara me performancën e saj “Variacionet e Goldbergut” nga J. S. Bach, me të cilën ka interpretuar edhe në Rheinbach.
Kritikët duke e komplimentuar Fatjonën kanë theksuar se ajo e luan këtë pjesë “si të ishte diçka shumë e lehtë”.