Error
Lajme

Mësuesit e Amerikës i japin mbështetje SBASHK-ut për grevë

Sindikata e mësuesve të Amerikës (AFT) u ka dalë në mbështetje mësuesve të Kosovës në kërkesat e tyre për paga.

Në një njoftim nga SBASHK-u bëhet e ditur se mësuesit e Amerikës do vazhdojnë të qëndrojnë në solidaritet të plotë me ta.

“Në emër të 1.7 milionë anëtarëve të AFT-së, ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sindikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SBASHK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj anëtarësisë suaj. Në këto kohë të jashtëzakonshme, ndërsa qeveritë në të dyja vendet tona vazhdojnë të shtyjnë ngarkesa më të mëdha të punës arsimore, por ofrojnë më pak burime, ne refuzojmë të lejojmë që mësuesit të fajësohen për një krizë ekonomike që ata nuk krijuan. Mësuesit – dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik janë shpirti i komuniteteve të tyre, dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë. Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBASHK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre, dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, është shprehur kryetarja e AFT-së, Randi Ëeingarten, bëhet e ditur nga SBASHK-u. /Teve1.info/

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close