Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në takimin e sotëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliun, kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, koordinimit ndërinsitucional dhe sfidat aktuale, duke vlerësuar se Dogana e Kosovës, krahas rolit kyç në ekonominë, ka rol të jashtëzakonshëm edhe në sigurinë e vendit.
Gjithashtu, ata ishin të një qëndrimi se në kohët bashkëkohore edhe sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e sigurisë janë komplekse, prandaj edhe kërkojnë qasje nga niveli i sistemit të integruar të sigurisë, krahas qasjes brenda përgjegjësive në fushat sektoriale.