Kostoja e ndryshimeve të iniciuara në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti është 10.3 milionë euro për këtë vit dhe dy vjetët e ardhshëm.
Ndër ndryshimet e parapara është edhe heqja e ndalesës që përfituesit e ndonjërës prej gjashtë skemave që rregullon ky ligj të përfitojnë edhe pensione në bazë të Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ndryshimet janë iniciuar për shkak të vështirësive që ata kanë hasur në zbatim të Ligjit aktual.