Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, foli për krizën globale të energjisë dhe tha se tek ne nuk ka vend për panik, pasi Kosova nuk mbështetet në eksport.
“Ne nuk mbështetemi krejt në eksport, nuk ka vend për panik, jemi në konsultim më të gjithë dhe po shohim çka po bëjnë edhe shtetet e tjera. Ne nuk mund të prekemi aq shumë, dimrit importi rritet, kriza pritet të vazhdojë deri në qershor të vitit të vjetër”., tha ajo, shkruan Jepi Zë.
Rizvanolli ftoi qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike dhe gjatë dimrit, kur konsumi rritet, t’i shmangen ngrohjes me rrymë.
“Sa më shumë që importojmë kjo do të reflektohet në tarifa gjatë vitit vijues. Të kursejmë energji, gjatë viti tjetër do të ketë ndikim, tarifat rishikohen në prill, t’i ikim ngrohjes me energji gjatë këtij dimri”., tha ministrja.
Përpos këtyre, ajo tregoi edhe tri fushat kryesore që do të financohen në të ardhmen nga MCC-ja e që kanë të bëjnë me avancimin e rrjetit energjetik.
“E para ka të bëjë me avancimin e rrjetit energjetik, dhe të linjave dhe pajisjeve, ndërsa fusha e dytë ka të bëjë me akumulimin e energjisë dhe investimi në bateri për rezerva. Fusha e tretë është zhvillimi i shkathtësisë së fuqisë punëtore”., shtoi ajo.