Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, bashkë me drejtoreshën e Arsimit në Gjilan, Albani Demiri, kanë vizituar familjen e Heroit Agim Ramadani shkruan Radio Star.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, bashkëshortja e Agim Ramadanit, Shukrije Ramadani, ka treguar se me rastin e festës së Fiter Barjamit, Haxhiu dhe Demiri, ishin mysafire të veçanta sot në familjen Ramadani.
Shkrimi i plotë:
E nderuar nga vizita e ministres së Drejtësisë z. Albulena Haxhiu dhe drejtoreshës së Arsimit për komunën e Gjilanit z. Albana Demiri,të cilat me rastin e ditës së Fitër bajramit ishin musafire të veçanta me ç’rast biseduam mbi tema tê ndryshme, lidhur me përditshmêrinë e familjeve të të rënëve në luftë për liri ,dhe atyre që ruajnë këtë liri! Falëmnderit për respektin dhe kohën e ndarë për ne!