Mirlind Daku ka reaguar pasi mori ftesën nga Shqipëria për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian.
“2 ndeshje, për misionin e ëmbël”, shkroi shkurtimisht Daku.
Përndryshe, kuqezinjtë fillimisht do të ballafaqohen me Moldavinë me datë 17 nëntor duke filluar nga ora 18:00.
Ndërsa ciklin kualifikues e mbyllin ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania” tre ditë më vonë, me fillim nga ora 20:45.
Shqipëria e kryeson grupin E, me 13 pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje.
Në vendin e dytë në këtë grup është Republika Çeke me dy pikë më pak. Ndërsa në pozitën e tretë është Polonia me 10 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Në vendin e katërt renditet Moldavia që një pikë më pak, gjersa Ishujt Faroe pozicionohen në pozitën e fundit me një sosh.